Valentina Capuano, mbesa e gruas e cila arriti të mbijetojë gjatë tragjedisë me anijen “Titanic” në vitin 1912, ndodhej në bordin e anijes turistike “Costa Concordia” që u fundos në brigjet e Italisë.

0100 vjet më parë në bordin e “Titanic” u ndodh gjyshja e Valentinës dhe vëllai i saj, të cilët po lundronin drejt Amerikës për të filluar një jetë të re. Por për të riun 25-vjeçar nuk qe e thënë të mbijetonte në atë katastrofë të tmerrshme.