Për shkak të krizës në Evropë kërkesa për naftë këtë vit po shënon rënie në mbarë botën. Me një parashikim të tillë doli sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA-International Energy Agency).

Në raportin e Agjencisë vihet në dukje se rënia e konsumit të naftës u regjistrua që gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011 dhe kjo tendencë do të vazhdojë të ruhet, pavarësisht nga rritja e kërkesës për naftë në vendet në zhvillim.

0Bashkë me këtë çmimet e naftës bruto (të papërpunuar) do të bëjnë përpjetë, mendojnë analistët e IEA. Një nga arsyet kryesore për këtë do të jetë situata e tensionuar rreth Iranit.