Moska shpreson se populli i Gjeorgjisë nuk do të bjerë nën ndikimin e përpjekjeve të Tbilisit zyrtar që synojnë mbjelljen e përçarjes mes dy vendeve, deklaroi në konferencën për shtyp në Moskë, kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin 2011, Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus theksoi se “kompanitë energjetike bashkëpunojnë edhe në interes të biznesit, edhe në interes të konsumatorëve, po vjen duke u rritur trafiku ajror. Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë pengesash për komunikimin midis qytetarëve të Rusisë dhe Gjeorgjisë”.

0Në të njëjtën kohë Kreu i dikasterit të politikës së jashtme të Rusisë shtoi, se “ne nuk mund të mos na shqetësojë vazhdimi i ndjekjes së linjës, e cila synon paraqitjen e Rusisë në rolin e armikes së popullit gjeorgjian dhe mbjelljen e farës së urrejtjes, armiqësisë për vite e vite të tëra të ardhshme”.