Rusia do të vazhdojë të këmbëngulë që hetimi i çështjes së trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë të çohet deri në fund, deklaroi në konferencën për shtyp në Moskë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai kujtoi se hetimi u iniciua nga ish Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë Carla Del Ponte.  

0Më parë mediat patën njoftuar se, sipas versionit të grupit hetimor, personeli i klinikës “Medicus” së bashku me disa nga udhëheqësit e lartë aktualë të Kosovës i joshnin serbët, turqit, moldavianët, kazakistanasit, bjellorusët dhe rusët për të ardhur në Kosovë duke u premtuar atyre për një veshkë 15.000 euro, por asnjëri nga 30 viktimat e tyre nuk i pa kurrë me sy këto para.