Hakerët nga Izraeli të martën bllokuan faqet e bursave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në një nga Internet forumet ishte botuar deklarata e tyre në të cilën thuhej se këto veprime janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të hakerëve sauditë mbi portalet izraelite.

0Të hënën u sulmuan faqet e Bursës (Stock Exchange) së Tel Aviv-it dhe kompanive kombëtare ajrore izraelite. Hakerët, të cilët e kanë pagëzuar veten me emrin “Ekipi i Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit”, premtuan se në qoftë se do të vazhdojnë sulmet mbi Internet burimet izraelite, ata do të fillojnë fazën e dytë të operacionit të kundërpërgjigjes - do të paralizojnë portalet arabe të biznesit për një periudhë kohore nga 2 javë deri në një muaj.