Rusia synon të shfrytëzojë maksimalisht mundësitë e Rajonit të Azi-Paqësori me qëllim të përtëritjes dhe zhvillimit të Siberisë Lindore dhe Lindjes së Largët të vendit, theksoi në konferencën për shtyp në Moskë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Bashkëpunimi me vendet e rajonit gjatë këtyre viteve të fundit është bërë shumë më intesiv, tha Ministri. Së pari, sepse po rritet ndikimi i Rajonit të Azi-Paqësorit në çështjet botërore, në të po zhvendoset gradualisht qendra e zhvillimit të ekonomisë botërore. Së dyti, Rusia është e interesuar në shfytëzimin maksimal të mundësive të këtij rajoni për ripërtëritjen, zhvillimin e rajoneve të veta lindore.

0Sergei Lavrov kujtoi se Presidenti rus Dimitri Medvediev ka përcaktuar tashmë politikën e promovimit të pozitave të vendit në Rajonin e Azi-Paqësorit. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, forumi i APEC, i cili do të mbahet këtë vit në Vladivostok, është një platformë mjaft e mirë për promovimin e kësaj linje.