Zhvillimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës do të vazhdojë të ruhet pavarësisht nga fakti se kush do të hyjë në përbërjen e udhëheqjeve të reja në të dy vendet, deklaroi sot Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin e kaluar. Udhëheqja ruse ka theksuar në mënyrë të përsëritur, kujtoi ai, se niveli aktual i bashkëpunimit dypalësh është më i larti në gjithë historinë e ekzistencës së tyre. Të dy vendet janë të interesuar në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën tregtaro-ekonomike dhe atë të investimeve, për bashkëveprim që synon modernizimin.

0Moska dhe Pekini nuk e shohin njëri-tjetrin si rivalë gjeopolitikë, shprehet me bindje të plotë Kreu i diplomacisë ruse. Ky partneritet për çështjet globale ka karakter të natyrshëm jokoniunktural dhe është ndërtuar me një perspektivë afatgjatë, sepse “mbështetet në përkimin e plotë apo afërinë e interesave kombëtare të vendeve tona”.