Rusia del për anulimin e plotë të regjimit të vizave me SHBA dhe shpreson shumë se marrëveshja e nënshkruar në muajin nëntor të vitit të kaluar, mbi lehtësimin e regjimit të vizave midis dy vendeve, do të kontribuojë për këtë, deklaroi Sergei Lavrov në konferencën për shtyp në Moskë. “Ky duhet të bëhet një hap drejt vendosjes së plotë të regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara. Ne tashmë kemi dalë me një iniciativë të tillë”.

Në përputhje me këtë marrëveshje turistët dhe biznesmenët nga Rusia dhe SHBA mund të marrin viza me shumë hyrje për 3 vjet me mundësinë e qëndrimit të vazhdueshëm në vend deri në 6 muaj.