0SHBA “nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që mbrojtja antiraket (MAR), e cila po krijohet nga ato në Evropë, të ketë karakteristika të afta që të krijojnë rreziqe për potencialin bërthamor të Rusisë”, - tha Sergei Lavrov gjatë konferencës për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse në vitin 2011. Ai rikujtoi deklaratën e 23 nëntorit të Dimitri Medvediev, kur Presidenti rus bëri publik kompleksin e masave tekniko-ushtarake dhe diplomatike që do të ndërmarrë Rusia në përgjigje të vendosjes së sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë. Por Kreu i MPJ të Rusisë nuk vëren megjithatë arsye për të deklaruar mbi atë, se Rusia dhe SHBA qëndrojnë aktualisht në pragun e një gare të re armatimesh.