Rusia nuk do të lejojë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë vendimin për ndërhyrjen e huaj ushtarake në Siri, deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin 2011.

0Ai shprehu keqardhje në lidhje me faktin se vendet perëndimore po përpiqen të përjashtojnë nga projekt-rezoluta ruse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë dispozitën mbi përdorimin e forcës ushtarake. Rusia del vendosmërisht kundër ndërhyrjes së armatosur nga jashtë në konfliktet e brendshme, theksoi Lavrov dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Siri dhe për fillimin atje të dialogut të brendshëm kombëtar. Rusia shprehet e gatshme të presë negociatat e përfaqësuesve të të gjitha forcave siriane në vend.