Moska mbështet pezullimin e punës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, meqenëse ajo e ezauroi tashmë funksionin e vet, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov. Detyrën e vet Tribunali “nuk e plotësoi në mënyrë të përkryer, të pacen”, vuri në dukje Lavrov dhe kujtoi faktin e vdekjes në qelinë e paraburgimit të ish Presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç, edhe pse mjekët “iu lutën gjykatësve për t’i siguruar atij mjekimin e nevojshëm”.

0Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, janë të njohura publikisht faktet e qëndrimit padrejtësisht të ngurtë, të rreptë ndaj të akuzuarve, pothuajse ekskluzivisht atyre serbë. Moska beson se në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë vepron paragjykimi politik.