Mosmarrëveshje themelore në lidhje me çështjen e qirasë për stacionin e radiolokacionit rus (radarit) Gabala midis Rusisë dhe Azerbajxhanit nuk ka, deklaroi në konferencën për shtyp në Moskë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ai kujtoi se në momentet aktuale midis delegacioneve të Rusisë dhe Azerbajxhanit, në territorin e të cilit ndodhet stacioni i radiolokacionit (radarit) që merret me qira nga Rusia në Gabala, po zhvillohen bisedime.

0Më 19 janar Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Azerbajxhanit do të diskutojnë në Moskë përgatitjen e takimit të udhëheqësve të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë. Fjalë do të bëhet në të për problemin e Nagorni-Karabah-ut.