Rusia është e interesuar për zhvillimin e bashkëpunimit me Japoninë në sferën e tregtisë dhe atë ekonomike, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në konferencën për shtyp në Moskë. “Por sovraniteti ynë mbi katër ishujt e vargut të Kurileve Jugore as që mund të vihet fare në dyshim”, - theksoi ai dhe i bëri thirrje Tokios për të hequr dorë nga deklaratat e njëanshme jokorrekte në lidhje me këtë temë.

“Ne e kuptojmë për mrekulli rëndësinë e gjetjes së rrugëzgjidhjes reciprokisht të pranueshme paqësore të këtij problemi, duke përfshirë edhe atë të demarkacionit të kufirit. Kërkimi i rrugëve të zgjidhjes së tij përjashton nxitimin, nuk toleron emocionet e tepërta, kërkon heqjen dorë prej vlerësimeve, interpretimeve të njëanshme të gabuara të nocioneve themelore të së Drejtës Ndërkombëtare nga kolegët tanë japonezë”, - tha Sergei Lavrov.

0Ai njoftoi gjithashtu se pas 10 ditësh do të niset me një vizitë zyrtare në Japoni.