0Politika e jashtme ruse pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit nuk do të pësojë ndryshime, deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin e kaluar.

“Partnerët tanë jashtë shtetit i kanë të gjitha arsyet për të pritur vazhdimësi në politikën e jashtme”, - tha Lavrov, duke theksuar më tej se në shorërinë ruse është krijuar një konsensus i gjerë në mbështetje të orientimeve themelore të kursit të politikës së jashtme të vendit. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, këto mbi të gjitha janë pragmatizmi dhe parashikueshmëria e politikës së jashtme, fokusimi i saj në garantimin e interesave kombëtare, karakteri shumë-vektorial i veprimeve në arenën ndërkombëtare me pikësynim sigurimin e rritjes ekonomike dhe zgjidhjen e problemeve sociale të qytetarëve rusë.