Në konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin e kaluar Ministri i Jashtëm rus vuri në dukje si vijon: “Vemendja e shumë shteteve kryesore është përqendruar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Ndryshimet në këto rajone vetëm sapo fillojnë. Në qoftë se jemi për atë që popujt të përcaktojnë vetë fatin e vet, atëhere forcat e jashtme, vendet që nuk kanë asnjë lidhje me rajonin, nuk duket të ndërhyjnë, veçanërisht me përdorimin e forcave të armatosura. Nuk duhet provokuar kurrsesi shpërthimi i luftës”.

0Rusia del për zgjidhjen politike të krizës në Siri dhe “për fillimin e menjëhershëm të një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar në këtë vend”, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë. “Kësaj pozite i përmbahet Kina dhe një sërë vende të tjera të BRICS”, - theksoi ai dhe konfirmoi sërish mbështetjen nga Rusia të misionit të vëzhguesve të Lidhjes së Shteteve Arabe, që po vepron aktualisht në Siri.