Djali i madh i të ndjerit Kim Jong II – Kim Jong-Ne parashikon rënien e shpejtë të regjimit në Korenë e Veriut, thuhet në librin e gazetarit japonez Yozo Gomi.

Libri është i bazuar në intervistat dhe komunikimet e tij me anë të e-mail me Kim Jong-Ne. Yozo Gomi ka mbajtur me të një korrespondencë pothuajse 7-vjeçare dhe është takuar tri herë personalisht me të. Kim Jong-Ne ka jetuar për vite të tëra jashtë shtetit për shkak të mosmarrëveshjeve me babanë e tij. Ai aktualisht jeton në Kinë.

“Regjimi i Kim Jong Yna do të jetë shumë jetëshkurtër. Pa reforma Koreja e Veriut do të shembet, do të shpërbëhet. Ndërsa në qoftë se do të bëhen ndryshime, atëhere do të do të bjerë regjimi ekzistues”, - citohen në libër fjalët e Kim Jong-Ne.

0Libri i gazetarit japonez Yozo Gomi do të publikohet në një kohë të afërt.