0Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse në vitin 2011, shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të marrin megjithatë parasysh shqetësimet legjitime të Moskës në bisedimet për mbrojtjen antiraket (MAR). “Ne shpresojmë se zgjedhja e partnerëve tanë do të bëhet në favor të bashkimit të përpjekjeve, në favor të kërkimit të përgjigjeve solidare ndaj sfidave të përbashkëta të kohës sonë”, - tha Ministri i Jashtëm rus.