0Bota ka hyrë tashmë në fazën e transformimit, po vazhdon gjithashtu grumbullimi i dukurive të krizës. Rusia në sfondin e gjithë kësaj do të vazhdojë përpjekjet për promovimin e paqes dhe proceseve të integrimit në botë dhe në vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS), në të gjitha rajonet e planetit. Për këtë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot në konferencën për shtyp në Moskë kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse për vitin 2011.