Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po mban një konferencë për shtyp më 18 janar kushtuar përfundimeve të veprimtarisë së diplomacisë ruse në vitin 2011 për gazetarët rusë dhe të huaj. Kjo është fjala tradicionale e Kreut të MPJ të Federatës Ruse për shtyp, gjatë së cilës ai i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Rusisë në vitin e kaluar dhe flet për detyrat që shtrohen për zgjidhje përpara diplomacisë ruse në vitin 2012.

Radiokompania “Zëri i Rusisë” publikon fjalën e Sergei Lavrov dhe përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të gazetarëve në të gjitha gjuhët e transmetimit të saj. Transmetimi direkt realizohet në rusisht, anglisht, spanjisht, frengjisht dhe arabisht.