Irani i konsideron krejtësisht të pabaza akuzat e paraqitura në adresë të tij nga ana e Francës për dërgimin e armëve në Siri.

“Deklaratat e zyrtarëve francezë nuk janë aspak të vërteta. Për fat të keq, në rastin me disa vende evropiane, ne shpesh herë ballafaqohemi me deklarata të tilla të politizuara, të cilat nuk mbështeten me kurrfarë dëshmish reale”, - deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.