Midis Parisit dhe Ankarasë shpërtheu një skandal i ri në prag të diskutimit më 23 janar në Senatin e Francës të projektligjit që kriminalizon mohimin e gjenocidit armen nga turqit në vitin 1915. Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, nga ana e vet, akuzoi Francën për gjenocid ndaj popullit algjerian. Homologu i tij nga Algjeria Ahmed Uyahya i kërkoi Ankarasë që të mos preokupohet fort për këtë gjë.

Ndërkohë Parisi vazhdon të ruajë heshtjen. Ai madje injoroi faktin e riemërimit të rrugës, në të cilën ndodhet Ambasada e Francës në Ankara, në rruga e Algjerit. Më parë ajo quhej rruga e Parisit.

Autoritetet e Turqisë kanë bërë një gabim shumë serioz me këtë, mendon profesori i Universitetit të Shën Petersburgut Aleksandër Sotniçenko:

- Ky është një gabim politik i autoriteteve turke. Algjeria dhe Franca janë marrë vesh tashmë që prej kohësh në lidhje çështjet që kanë të bëjnë me akuzat e ndërsjellta. Franca ka zhvilluar një luftë kohëgjatë në Algjeri, Algjeria arriti të fitojë pavarësinë e vet gjatë luftës çlirimtare shumëvjeçare. Ndërkohë, kjo çështje nuk ngrihet më në marrëdhëniet e tyre. Palët kanë krijuar lidhje të forta politike, ekonomike dhe kulturore dhe nuk kanë ndërmend t’ia nënshtrojnë ato procesit të rishikimit. Ndërsa çështja e gjenocidit ndaj armenëve është një ndër prioritaret në Turqi. Ajo është shndërruar gati në pengesë kryesore për anëtarësimin e saj në BE. Evropa në përgjithësi është përcaktuar tashmë me pozitën e saj përkatësisht Turqisë - ajo nuk do ta pranojë atë në Bashkimin Evropian. Kurse Nicolas Sarkozy dëshiron të luajë, nga ana e vet, me kartën e euroskepticizmit në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale.

Projektligji që parashikon ndëshkimin për mohimin publik të gjenocidit ndaj armenëve u miratua menjëherë nga Dhoma e Ulët e parlamentit francez. Politikanëve francezë i duhen shumë votat e Komunitetit Armen me ndikim të qenësishëm në vend dhe më të madhit në Evropë. Në Francë aktualisht jetojnë edhe shumë të ardhur nga Algjeria. Ndërsa kjo është edhe një arsye tjetër përse Parisi nuk reagoi në kurrfarë mënyre me “një përgjigje simetrike” në adresë të Ankarasë. Ja mendimi i analistit politik rus Stanisllav Tarasov në lidhje me këtë pozitë të Parisit:

- Turqia ka vendosur të luajë tani me të ashtuquajturën letër (bixhoz) algjeriane. Dhe, sipas mendimit tim, në mënyrë krejtësisht të pasuksesshme, meqenëse Algjeria diti të dalë nga situata e krijuar me shumë diplomaci. Në qoftë se nesër Turqia do të fillojë t’i japë leksione në fushën e demokracisë Egjiptit, atëhere do të marrë përgjigjen e duhur nga Egjipti. Dhe, me që ra fjala, nga Tunizia gjithashtu. Ato do ti japin asaj të kuptojë qartë se nuk duhet të përfshijë në lojën e vet letrat e huaja. Meqenëse mendojnë se për Turqinë do të ishte më mirë të merrej me zgjidhjen e problemeve të veta. Për më tepër se vala e njohjes së faktit të gjenocidit ndaj armenëve tani po përhapet në mbarë Evropën.

0Aktualisht gjenocidin ndaj armenëve e kanë njohur 20 vende të botës, duke përfshirë edhe Rusinë, si dhe disa organizata ndërkombëtare.

Konstantin Garibov