Në duart dhe në llogaritë bankare të fëmijëve të moshës nga 6 deri 13 vjeç ndodhen më shumë se 2.5 milinë euro. Të tilla janë rezultatet e studimit të kryer nga botimi gjerman Ehapa”. Prindërit në Gjermani u japin fëmijëve për shpenzime të përditshme mesatarisht rreth 1000 euro në vit.

Por jo çdo fëmijë është në gjendje ti përdorë me mend këto mjete financiare. Rreth 15% e gjermanëve në momentin e arritjes së moshës së pjekurisë kanë borxhe të mëdha. Tek 6% e fëmijëve borxhet krijohen në periudhën nga 10-17 vjeç.

0Prandaj ekspertët këshillojnë për ta filluar edukimin ekonomik të fëmijëve që në moshën parashkollore dhe për të diskutuar me ta pa kurrfarë ndrojtjeje problemet financiare, buxhetin dhe të ardhurat e familjes, përmasat e të cilave nuk duhet të fshihen. Në të njëjtën kohë për të kuptuar gjithë kompleksitetin e problemeve të fëmijës për prindërit është e pamjaftueshme të jenë vetëm vëzhgues pasiv, ai duhet të ketë buxhetin e vet.