0Sipas klasifikimit të Fitch, rejtingu i tanishëm do të thotë se Rusia është një vend me aftësi të mirë paguese. Faktorët kryesorë, që përcaktojnë treguesit e qëndrueshëm të ratings të vendit janë: niveli minimal i borxhit publik dhe inflacionit, si dhe gjendja e rezervave shtetërore. Përkatësisht treguesit të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së së vendit Rusia ka arritur tashmë të lërë pas vetes SHBA, Japoninë, Francën dhe vende të tjera të zhvilluara. Ja mendimi në lidhje me këtë i ekonomistit rus Sergei Hestanov:

- Rusia, para së gjithash, zë pozita kryesuese përkatësisht treguesit të borxhit shumë të ulët publik. Nga ana tjetër, niveli i inflacionit, megjithëse dhe ndodhet në minimumin historik, në përgjithësi, që nga momenti i evidentimit të tij në Rusi, tani për tani është në mënyrë të konsiderueshme më i lartë se në vendet e tjera të BE-së. Megjithatë, ne nuk duhet të lëmë kurrsesi në harresë faktin se baza e këtyre treguesve janë çmimet e larta të mallrave të lëndëve të para.

Por ekspertët venë në dukje se shumë kompani ruse mbeten të nënvlerësuara, gjë kjo që gjithashtu ndikon në performncën e vendit në tërësi. Ja komenti i Sergei Hestantov në lidhje me këtë:

- Nëse do të krahasojmë çmimin e aksioneve të pothuajse të gjitha kompanive të mëdha ruse, atëhere, si rregull, përkatësisht treguesve kryesorë, ai është më i ulët se i kompanive analogjike jashtë vendit. Ky fakt shkakton entuziazëm në radhët e investitorëve, të cilët janë të interesuar për të investuar në letrat ruse me vlerë me potencial për rritje të mëtejshme deri në nivelin e vlerave mesatare botërore.

Pavarësisht nga ruajtja e rejtingut të kreditit të Rusisë në të njëjtin nivel, Fitch e uli megjithatë parashikimin për atë: nga pozitiv - në të qëndrueshëm. Arsyeja kryesore: në vend “është rritur pasiguria politike”. Megjithatë, në gjendjen në tregun rus të letrave me vlerë ky informacion nuk ka ndikuar dhe ai e mbylli ditën madje me një rritje të lehtë.

Në kushtet aktuale, në parim, duhet rishikuar qëndrimi ndaj treguesve të vlerësimit, përmbledhin ekspertët. Specialistët shprehin shumë pretendime ndaj metodave të llogaritjes së ratings. Mosmarrëveshje e debate shkaktojnë edhe veprimet e fundit të një prej lojtareve të “Treshes së Madhe”, vë në dukje ekonomisti rus Mihaill Deliagin:

- Agjencitë referohen ekskluzivisht tek parametrat formalë. Prandaj vendimet e tyre shpesh herë rezultojnë të gabuara, megjithëse kanë një ndikim mjaft të madh. Dhe ndryshimi i pozitave të tyre nuk është instanca e së vërtetës përfundimtare. Përveç kësaj, ne vërejmë në shembullin e S & P, e cila të premten më 13 janar, bëri, në kuptimin e plotë të fjalës, një masakër të vërtetë në ratings e vendeve evropiane, se disa agjenci të vlerësimit financiar janë instrumente të kooperimit global, i cili është i leverdisshëm, i dobishëm për grupe të caktuara të bizneseve.

0Do t’i shtojmë kësaj që thamë më sipër, se Standard & Poor’s gjithashtu i vlerëson treguesit e Rusisë në nivelin “BBB”. Parashikimi i saj për Rusinë rezulton i “ qëndrueshëm”.

Polina Çernica