Pa marrë parasysh diskutimin e vazhdueshëm në komunitetin shkencor mbi karakterin e ndryshimit të klimës ne planetin tonë, vetë fakti i ngrohjes globale nuk diskutohet.

Në sipërfaqen gjigante të Rusisë, nga subtropiku e deri në hapësirat me ngricë të përjetshme, kjo gjë është shfaqur në masë të plotë, vëren shefja e Drejtorisë së Informacionit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), Irina Andrianova, në raportin tradicional mbi situatat e jashtëzakonshme që priten të ndodhin në territorin e vendit për këtë vit:

- Ngritja e temperaturave mesatare në territorin rus, gjatë 100 vjetëve të fundit, ka tejkaluar 1,5 deri 2 herë tempin e ngrohjes globale. Për më tepër, në krahasim me trendin e shekullit, në dhjetëvjeçarët e fundit ngrohja është rritur disa herë, janë rritur sasitë e reshjeve, po rriten rrjedhat e pervitshme të shumicës së lumenjve të mëdhenj të Rusisë, përsëritja dhe fuqia e përmbytjeve. Në Arktik tridhjetë vjetët e fundit vërehet tkurrja e shpejtë e sipërfaqes së zënë me akuj në sfondin e një ndryshueshmërie të madhe nga viti në vit.

Klima në Rusi po shkon gjithnjë e në ekstrem. Krizat e dukurive të natyrës dhe ato stinore, për njëzet vitet e fundit, janë fiksuar dy herë më shumë se më parë. Ngjarjet e jashtëzakonshme është e vështirë të prognozohen që në krye të herës, por në përballje me to duhet parapërgatitje, mendon udhëheqësi i programit klimaterik të Fondit Botëror të Natyrës së Egër, Aleksei Kokorin:

- Klima jonë po bëhet disi më shumë e çekuilibruar. Kjo do të thotë, se në këtë rajon, ku kanë hequr keq gjithmonë nga ndonjë gjë, këto fatkeqësi do të bëhen edhe më të mëdha. Nëse Shën-Petërburgu tradicionalisht vuan nga fenomenet e ngritjes së ujërave, nderkohë që parashikohen stuhi të mëdha ere, atëherë, sigurisht, që Petërburgu do te heqë edhe më keq nga këto dukuri. Per rrjedhojë, digave u duhet kushtuar vëmendje serioze.

0Shkencëtarët janë të mendimit, se marrë në tërësi, ndryshimet klimaterike në territorin e Rusisë do të kalojnë mjaft butë, prandaj njerëzit mund t’u përshtaten atyre në mënyrë plotësisht të qetë. Ekspertët, janë më tepër të alarmuar me thellësinë e reduktuar të tokës së ngrirë në mënyrë të përhershme. Por kjo është një çështje e dhjetëvjeçarëve të ardhshëm. Deri atëhere, ku i dihet, mund të fillojë përsëri ngrirja.

Inessa Frollova