Ushtaraku, i cili u arrestua nga autoritetet e Kanadasë mbi bazë të dyshimit për spiunazh, ka shumë mundësi t’i ketë transmetuar informata sekrete shërbimeve të inteligjecës ruse, njoftoi të martën kanali televiziv kanadez CTV News. Siç u përmend më parë, nga autoritetet kanadeze u arrestua oficeri i marinës Jeffrey Paul Delisle, i dyshuar për spiunazh në favor të “personave të huaj”.

Siç i njoftuan disa burime, që shprehën dëshirën të mbeten anonime, Drejtuesit të përfaqësisë së CTV News Robert Fife në Ottawa,  si shtet i interesuar për spiunazh mund të jetë në këtë rast Rusia. Sipas njoftimeve të burimeve të sipërpërmendura, Jeffrey Paul Delisle u kap në flagrancë (me presh në dorë) javën e kaluar gjatë përpjekjes së ndërmarrë për transferimin e informacionit sekret. “Sipas të dhënave të burimeve, spiunazhi në favor të Rusisë në vendin tonë është po aq intensiv dhe agresiv si në periudhën e “Luftës së ftohtë”, - tha  Robert Fife.

0Megjithatë deri tani asnjë nga dyshimet, mbi bazë të të cilave u arrestua Jeffrey Paul Delisle, nuk ka gjetur konfirmim zyrtar në gjykatë, vë në dukje kanali televiziv kanadez. Sipas të dhënave të një kanali tjetër televiziv të Kanadasë CBC, 40-vjeçari Jeffrey Paul Delisle ishte në shërbimin ushtarak të një prej njësive të inteligjencës (zbulimit) të Forcave Ushtarake Detare të Kanadasë në qarkun Halifax në lindje të vendit. Sipas fjalëve të Robert Fife, arrestimi i Delisle dëshmon edhe një herë se Kanadaja këto vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më shpesh objekt i spiunazhit.