Gjashtë përfaqësues të opozitës ruse, të përfaqësuar dhe jo të përfaqësuar në parlament, u ftuan të martën në një takim me Ambasadorin e ri amerikan në Rusi Michael McFaul.

Siç i njoftoi Agjencisë “Interfax” njëri prej pjesëmarrësve të takimit, Bashkëkryetari i Partisë Liria Popullore (PARNAS) Vladimir Rrizhkov, përveç Ambasadorit amerikan në bashkëbisedim mori pjesë edhe Zëvendës Sekretari amerikan i shtetit  William Burns.

“Ftesa personale për pjesëmarrje në këtë takim morën Zëvendëskryetari i Komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore nga fraksioni i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Leonid Kallashnikov, përfaqësuesit e fraksionit të “Partia e Drejtë” Oksana Dimitrieva dhe Ilia Ponomariov, Lideri i Partisë “Jablloko” (“Yabloko”) Sergei Mitrohin si dhe kolegu im, Bashkëkryetari i PARNAS Boris Nemcov”, - njoftoi Vladimir Rrizhkov.

Ai tha se përfaqësuesit e SHBA shfaqën interesim ndaj situatës politike në Rusi pas zgjedhjeve parlamentare si dhe ecurisë së fushatës paraelektorale presidenciale.

“Secili nga ne shprehu mendimin e vet në lidhje me çështjet që i interesonin përfaqësuesit e SHBA. Unë dhe Boris Nemcov, për shembull, përshkruam situatën politike në vend, ashtu siç e përfytyrojmë ne atë, informuam mbi organizimin e protestës masive të 4 shkurtit”, - tha Vladimir Rrizhkov. Ai vuri në dukje se takimi vazhdoi rreth një orë.

Eugjenia Çirikova (Eugjenia Chirikova) - Udhëheqësja e lëvizjes “Në mbrojtje të masivit pyjor Khimki” («В защиту Химкинского леса») vuri në dukje si më poshtë vijon:

- Në këtë takim u diskutua gjithçka që po ndodh aktualisht në Rusi. Për mua ishte tejet e rëndësishmë t’i përcillja zotit Ambasador atë fakt, se ligji me emër të Magnickit (Magnitsky) është e nevojshme të miratohet në mënyrë urgjente, sepse problemi kryesor (kamxhiku fshikullues) i Rusisë bashkëkohore është ai, se në pushtet u ndodhën njerëz të tillë që shfrytëzojnë burimet natyrore të vendit tonë për përfitime personale. Ata pompojnë naftën, zhdukin pyjet nën pretekstin e realizimit të projekteve fort të dyshimta, me qëllim që më pas të hazdisen me paratë e fituara duke bërë jetë të shthurur e luksoze jashtë vendit”.