Për të pestën ditë me radhë në Rumani po vazhdojnë demonstratat me kërkesën për dorëheqjen e presidentit.

Në Bukuresht natën e kaluar u arrestuan edhe 113 protestues. Gjatë kontrolleve e bastisjeve atyre iu gjetën bomba tymi, shishe me kokteje Molotov dhe armë të ftohta. Por, në dallim nga nata e ditës së dielë, kur në përleshjet me policinë u plagosën 70 veta, demonstrata e mbrëmshme ishte e qetë.

Shiko galerinë fotografike

Prostestat masive po vazhdojnë në të gjitha qytetet kryesore të Rumanisë. Mijëra njerëz dolën në rrugë duke hedhur me zë të lartë parullat: “Hajdutë!”dhe “Poshtë Bashesku!”. Në Bukuresht një grup demonstruesish parakaluan duke mbajtur në duar një arkivol me mbishkrimin “Bashesku - Çaushenku”, duke vënë në dukje ngjashmërinë e presidentit aktual të vendit me diktatorin e ekzekutuar, i cili u akuzua për gjenocid ndaj popullit të vet dhe minim të ekonomisë kombëtare.

0“E vetmja zgjidhje e drejtë në këtë situatë është zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme”, - deklaroi për gazetarët njëri nga opozitarët kryesorë të vendit, Lideri i Partisë Nacional-Liberale Krin Antonesku.