Shtetet e NATO-s vazhdojnë t’i japin ndihmë Rusisë në ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes së objekteve bërthamore.

“SHBA, Kanadaja dhe Gjermania, në kuadrin e marrëveshjeve ndërqeveritare mbi bashkëpunimin tekniko-ushtarak, po caktojnë fonde për forcimin e mbrojtjes fizike të objekteve bërthamore ushtarake ruse”, - njoftoi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë. Ndërtimi i sistemeve të sigurisë realizohet nga kompanitë ruse.

0Programet e bashkëpunimit me partnerët e huaj do të përfundojnë në vitin 2012. “Kjo punë ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e sigurisë të objekteve bërthamore të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe ka rritur gatishmërinë për t’iu kundërvënë terrorizmit bërthamor”, - tha zëdhënësi i dikasterit ushtarak rus.