Biznesmeni dhe politikani rus Boris Berezovski, i cili ka marrë azil politik në Britaninë e Madhe, iu drejtua me një letër të hapur Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill. Në të ai i bën thirrje Patriarkut për të promovuar ndryshimin e regjimit në Rusi. Kjo letër u publikua në faqen e Internetit të Radiostacionit “Jehona e Moskës” («Эхо Москвы»).

Sipas fjalëve të Boris Berezovski, në Rusi mungesa e dëshirës së autoriteteve për t’i vënë veshin vullnetit të popullit çoi në krijimin e hendekut, në prishjen e marrëdhënieve mes qytetarëve të vendit dhe qeverisë. Në këto kushte Patriarku mund të marrë mbi vete misionin historik për shpëtimin e vendit nga kaosi, amullia. “Në fuqinë Tuaj është sot për të siguruar një ndryshim pagjak të pushtetit në Rusi”, - shkruan Berezovski.

Boris Berezovski i bëri thirrje Patriarkut për ta ndihmuar Kryeministrin Vladimir Putin të ndërrojë mendje, të vijë në vete dhe t’i përcjellë atij vullnetin e popullit. “Ndërsa kur Putin t’jua vërë veshin Juve, merrni pushtetin nga duart e tij dhe në mënyrë paqësore, me mençuri, sipas mënyrës së krishtere, dorëzojani atë popullit të Rusisë”, - shkruan Berezovski.

0Shërbimi për shtyp i Patriarkanës së Moskës njoftoi se Patriarku Kirill nuk do t’i përgjigjet letrës së Berezovskit.