Ardhmërinë e enegjetikës botërore po diskutojnë përfaqësuesit e më shumë se 130 vendeve në konferencën “World Future Energy Summit” në Abu Dhabi. Ajo u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (IRENA - International Renewable Energy Agency).

Për katër ditë (nga 16-19 janar) të zhvillimit të Forumit më shumë se 800 delegatë do të vlerësojnë perspektivat e tregut të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe aplikimin e teknologjive ekologjikisht të pastra. Problemet e energjisë dhe ato mjedisore (ekologjike), të cilat lindin si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike globale, si dhe sfidat e “Fukushima” - janë nga temat më të mprehta të diskutimeve.

Pjesëmarrësit e konferencës në Abu Dhabi besojnë se qeveritë duhet të fillojnë që tani t’i japin prioritet zhvillimit të burimeve të reja energjetike, me qëllim që pas disa vitesh të krijohen më shumë mundësi për përdorimin e tyre. Kjo është një nga çështjet kryesore të rendit të ditës, shprehet me bindje eksperti për llojet e energjisë alternative Konstantin Diesperov:

- Ne të gjithë jetojmë duke u mbështetur në ekonominë e hidrokarbureve, por efektshmëria e saj po vjen duke u minimizuar me kalimin e kohës. Po reduktohen rezervat e zbuluara, nevojiten investime jashtëzakonisht serioze për përvetësimin dhe zhvillimin e vendburimeve të reja. Prandaj rentabiliteti i degëve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të lëndëve hidrokarbure shënon aktualisht rënie. Rrugëzgjidhje, të cilat të mund të zëvendësojnë ekonominë e hidrokarbureve, tani për tani nuk ka. Ndërkohë ekzistojnë teknologji bashkëkohore për përftimin e produkteve të vlefshme nga biomasa. Forumi në Abu Dhabi do të jetë shunë i dobishëm në qoftë se do të lejojë gjetjen e mënyrës më efikase të përpunimit të biomasës jo-ushqimore.

Duke marrë parasysh rezervat e zbuluara kolosale të naftës dhe gazit natyror ky problem për Rusinë nuk ishte aktual në këtë forum. Megjithatë, në vitet e fundit, ai jo vetëm që është evidentuar, fokusuar, por dhe ka filluar përpunimi në mënyrë aktive i tij. Ndaj këtij fakti tërhoqi vemendjen Drejtori i Fondit të Zhvillimit të Energjisë Sergei Pikin, sipas mendimit të të cilit Rusia gjithashtu po merret me këtë çështje, vërtetë, tani për tani, më shumë në nivel të programeve të veçanta, se sa në kuadër të një politike reale. Por pjesëmarrja në një samit të tillë gjithsesi do të jetë shumë e dobishme për ne. Ajo do të mundësojë të shihet më qartë se si do të mishërohen në jetë këto programe dhe teknologji të reja.

0Premisa të favorshme organizative, institucionale për këtë do të krijojë edhe pranimi i Rusisë në IRENA (International Renewable Energy Agency).  Kjo çështje u diskutua në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj Organizate. Ajo u mbajt në prag të konferencës. Planifikohet zgjerimi i radhëve të IRENA për llogari të pranimit të Kinës dhe Brazilit në të. Sesioni vuri në dukje potencialin jashtëzakonisht të madh të këtyre tre vendeve të Klubit joformal BRICS në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën e burimeve alternative të energjisë dhe teknologjive “të gjelbërta” inovative.

Konstantin Garibov