Gjenetiku francez Gerard Lucotte gjeti rrënjë kaukaziane në origjinën e Napoleon Bonaparte, pasi studioji ADN-në e Perandorit francez dhe përfaqësuesit të mbijetuar deri tani të gjinisë Bonaparte, 60-vjeçarit Charles Napoleon, pasardhësit të vëllait të Napoleonit - Jerome Bonaparte, njoftoi të hënën gazeta “Le Figaro”.

Siç vë në dukje botimi, qelizat e Napoleonit ndodhen vetëm në dispozicion të tij. Gjenetiku i mori mostrat e ADN-së në relikuarin (reliquary) e krijuar prej një Perandori tjetër - Dominique Vivant-Denon. Në koleksionin e tij ruhet një tufë flokësh ngjyrë gështenjë të çelët dhe dokumenti me firmën e tij, i cili konfirmon origjinalitetin e artefact-it.

0Si rezultat i studimit të detajuar të ADN-së mund të flitet me propabilitet të lartë mbi origjinën kaukaziane të Napoleon Bonaparte, deklaron shkencëtari. Gjenetistë të tjerë e pranojnë rëndësinë dhe punën serioze të bërë nga kolegu i tyre, por theksojnë, megjithatë, se analizat duhen përsëritur medoemos në një laborator tjetër.