Banka Qendrore e Rusisë nxorri përfundimet për vitin 2011. Investimet direkte të huaja në ekonominë e Rusisë përbënë 48,5 miliardë dollarë. Kjo është pothuaj në 1/3 më shumë se treguesit e vitit 2010. Siç vëren ekonomisti kryesor i kompanisë investuese “Trojka dialog”, Evgenij Gavrilenkov, të hyrat bazë erdhën në gjashtëmujorin e parë të vitit.

- Ne sfondin e Amerikës që shtyp para, fillimi i vitit u duk i mbarë. Jo vetëm Rusia, por edhe vende të tjera të Azisë dhe Amerikës Latine morën pjesën e tyre si të investimeve direkte, ashtu edhe të investimeve në letrat me vlerë. Ne shikojmë që në industritë përpunuese futen investime të shumta, veçanërisht për llogari të ndërtimit të fabrikave të automobilëve. Në Rusi vijnë prodhuesit e montimit, prodhuesit e paisjeve elektro-shtëpiake.

Në tërësi tablonë pozitive e prishi kriza e gjatë në Europë. Investuesit perëndimorë në mënyrë aktive i tërhoqën mjetet financiare nga tregjet në zhvillim. Si rezultat erdhi edhe tërheqja e kapitaleve nga Rusia. Sipas vlerësimit të Bankës Qendrore, për gjithë vitin 2011, jashtë vendit u nxorrën 84,2 miliardë dollarë. Ky është maksimumi për 17 vitet e fundit, nëse nuk marrim parasysh vitin 2008, kur nga vendi  ikën 133,7 miliardë dollarë.

Por, siç mendon drejtori i analizës së tregjeve financiarë dhe makroekonomisë që drejton kompaninë “Alfa-Kapital”, Vladimir Bragin, nuk ia vlen të dramatizohen të dhënat e mësipërme.

- Rol bazë në largimin e kapitalit luajtën problemet e borxhit në Europë, përfshirë borxhet e bankave europiane, të cilat u acaruan në vjeshtë. Një pjesë domethënëse e rrjedhjes së kapitalit u kushtëzua, ngaqë filialet ruse, “bija” (të kompanive perëndimore), thjesht, kredituan kompanitë e tyre mëmë. Shtojmë këtu edhe ftohjen e përgjithëshme të interesit të investitorëve ndaj riskut, tërheqjen e mjeteve financiare nga tregjet me rrezik. Mendoj, se tek ne nuk ndodhi asgjë katastrofike. Në shumën e rrjedhjes së kapitalit jashtë futen edhe pagesat e borxheve të kompanive ruse, që kishin marrë jashtë vendit, futet edhe tërheqja e valutës së huaj nga qytetarët rusë. Thënë më saktë, në këtë shumë prej 84,2 miliardë dollarësh futen shumë gjëra, që s’mund të shihen si dukuri negative.

0Ekspertët janë të mendimit, se në rast të uljes së tensionit, që lidhet me problemin e borxheve në Europë, dinamika e lëvizjes së kapitaleve sërish do të bëhet pozitive. Sipas prognozës së Bankës Qendrore, rrjedhja e kapitalit këtë vit do të pakësohet deri në 25 miliardë dollarë, duke marrë si çmim mesatar 75 dollarë për fuçi nafte, ose deri në 10 miliardë, nëse çmimi mesatar për fuçi nafte do të jetë 100 dollarë.

Roman Mamonov