Njoftimet e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë se aparati kozmik “Phobos-Grunt” të dielën e kaluar pushoi së ekzistuari, duke u fundosur në ujërat e Oqeanit Paqësor, përkoi plotësisht me parashikimet e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, thuhet në njoftimin e kësaj të fundit.

0“Rënia e fragmenteve të stacionit ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” ndodhi në intervalin kohor të përcaktuar që më parë nga “Roskozmos” (të dielën nga 21:40 deri më 22:10 minuta sipas orës së Moskës) dhe ashtu siç mendohej më parë, mbi pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, Amerikës së Jugut dhe Oqeanit Atlantik”, - thuhet në njoftimin e sipërpërmendur.