Agjencia ndërkombëtare e nominimit Fitch konfirmoi rejtingun afatgjatë sovran  të Rusisë në nivelin “BBB”. Njoftimi për këtë u postua sot në faqen e Internetit të kësaj Agjencie. Në të njëjtën kohë është rishikuar parashikimi përkatësisht ratings afatgjatë të falimentimit të emitentit të Rusisë - aftësisë së saj për të përmbushur detyrimet financiare në një perspektivë afatgjatë. Rejtingu ishte pozitiv, ndërsa tani u bë i qëndrueshëm.

0“Në një perspektivë afatgjatë ndryshimet demokratike, të cilat do të çojnë në përmirësimin e sistemit të qeverisjes në Rusi, mund të ushtrojnë ndikim pozitiv në ratings rusë, por në një periudhë afatshkurtër pasiguria, paqartësia është rritur megjithatë”, - në këtë mënyrë e shpjegoi ndryshimin e parashikimit përfaqësuesi i Fitch Charles Seville.