Biznesmeni rus Mihaill Prohorov (Mikhaill Prokhorov), i cili deklaroi mbi synimin e tij për të kandiduar për president të Federatës Ruse në zgjedhjet e muajit mars, i nënshtroi një kritike të rreptë liderët e opozitës parlamentare Gennady Gyuganov (Partia Komuniste e Federatës Ruse), Sergei Mironov ( Partia “Rusia e Drejtë” dhe Vladimir Zhirinovski (Partia Liberal Demokratike e Rusisë).

Në artikullin e vet botuar të hënën në gazetën RBC Daily ai shprehet, se ata po përpiqen ta shfrytëzojnë lëvizjen e protestës, e cila lindi pas zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit në Rusi, për qëllimet e tyre dhe për të mbështetur partinë në pushtet. Siç konfirmon Prohorov, “opozitarët vendosën ta shfrytëzojnë pakënaqësinë publike në interes të vet dhe ta konvertojnë atë në dividende për veten e tyre, si politike, ashtu dhe komerciale”.

0Opozita në Dumën Shtetërore, duke kometuar akuzat e Mihaill Prohorov në adresë të vet, i propozoi atij fillimisht të tregojë ndershmërisht për veten dhe miliardat e tij dhe vetëm pas kësaj të dalë me deklarata të bujshme.