Shkarko audiofailin

Efekti i vendimit të Agjencisë amerikane të vlerësimit financiar Standard & Poor’s  (S & P), që uli të premten e fundit ratings e nëntë vendeve të zonës së euros, është i krahasueshëm me gurin e hedhur në folenë e grerëzave.

Politikanët evropianë nuk u përmbajtën në shprehjet e veta. Në adresë të “profetëve” të përtej oqeanit fluturuan epitetet në diapazonin nga “absurde” dhe “qesharake” e deri në “paturpësi” dhe “arrogancë”. Më shumë se gjithçka tjetër ata i indinjuan përpjekjet që ndërmerren për të shpërqendruar vemendjen nga vetë “SHBA, të cilat janë të mbytura deri në grykë me borxhe”, dhe “anësia, paragjykimi i anglosaksonëve”: përse nuk u ul edhe klasifikimi i kredive për Britaninë e Madhe, shifrat e së cilës janë shumë më të këqia se ato të Francës?

Është e vështirë, sigurisht, të kontrollosh emocionet e të tregohesh i përmbajtur kur ratings e shteteve jo depresive të zonës së euros ulen deri në nivelin e vendeve afrikane në zhvillim. Përveç kësaj, në përmbledhjen e përgatitur nga S & P fjalë bëhet, s’dihet përse, për 16 vende evropiane - Greqinë amerikanët me mendjemadhësi e në mënyrë arrogante e fshinë fare nga defteri. Shpërndarësit e ratings i argumentojnë vlerësimet negative me borxhet kolosale dhe rritjen e rrezikut kërcënues të recesionit në Eurozonë, propabiliteti i të cilit vlerësohet me 40%. Po cila pozitë në kontekstin e debatit të palëve është më e vërtetësishme, më e besueshme? Opinionin e vet në lidhje me këtë e shprehu Aleksei Kuznecov, Drejtori i Qendrës së Studimeve Evropiane:

- Më shumë gjasa ka që e vërteta të jetë diku në mes, sepse problemet e zonës së euros janë me të vërtetë shumë serioze, të mëdha. Fakti që ratings e tyre u ulën është plotësisht i logjikshëm. Ai dëshmon propabilitetin e default-it (falimentimit) të këtyre vendeve. Edhe fakti, se vetë amerikanët nuk i kanë punët mbarë e mirë në vendin e tyre, është gjithashtu i pamohueshëm.

Por jo të gjithë, megjithatë, në BE janë të prirur për dramatizimin e situatës. Për    të treguar vetëpërmbajtje dhe për të vazhduar kursin e marrë për zgjidhjen e krizës i bëri thirrje evropianëve Kryeministri francez François Fillon:

- Ky vendim i S & P është një paralajmërim për ne. Ai nuk duhet të dramatizohet, por dhe as të nënvlerësohet.

Mjaft më me diktatin e përtej oqeanit, erdhi koha për të krijuar një agjenci të pavarur evropiane vlerësimi, e cila të jetë e përgjegjshme për rezultatet e ekspozuara, bëri thirrje koalicioni drejtues në Gjermani. Atë e pasoi edhe thirrja, thjesht, për të injoruar rënien e ratings.

0Vetëm se në sektorin financiar gjithmonë fjalën e fundit nuk e thonë politikanët, por spekullatorët. Për ta vendimi i S & P është një mundësi e bekuar për të mbushur xhepat me uljen e ratings. Prandaj rënia e çmimeve që filloi të premten dhe vazhdoi edhe të hënën, megjithëse disi më e përmbajtur.

Sergei Guk