Nënshkrimet e mbledhura për regjistrimin e Grigory Javlinski kandidat presidencial nga Partia “Jablloko (“Yabloko”) do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë më 18 janar, njoftuan në shërbimin për shtyp të Partisë.

“2.100.000 persona kanë vënë nënshkrimet e tyre për regjistrimin e Grigory Javlinski kandidat presidencial. Sot, në ditën e fundit të mbledhjes së firmave, shtabi i tij do të pranojë edhe rreth 100.000 nënshkrime”, - tha Zëdhënësi i Partisë “Jablloko (“Yabloko”) Igor Jakovliev.

0Ai vuri në dukje se mbledhja e nënshkrimeve është bërë në të gjitha rajonet e Rusisë si dhe në mesin e rusëve që jetojnë në nëntë vende evropiane, në SHBA dhe në Kanada.