0Problemi i përsëritur në historinë e Rusisë, sipas mendimit të Kryeministrit, është pikësynimi i një pjese të elitave saj për tu përfshirë në revolucion në vend të ndjekjes së rrugës së zhvillimit konseguent. Ndërkohë, jo vetëm përvoja e Rusisë, por dhe e gjithë botës dëshmon në mënyrë evidente pasojat fatale të hoveve historike dhe përmbysjeve pa konstruktim, pa kreativitet. Dhe, duhet thënë, se në çdo rast “përmbysësit” aty për aty shndërrohen në “zotërinj”, të cilët kundërshtojnë çfarë lloj ndryshimesh dhe ruajnë me xhelozi statusin dhe privilegjet e tyre.

Një situatë e tillë krijohet nga dobësia e kontrollit publik mbi politikanët, zhvillimit të pamjaftueshëm të shoqërisë civile në Rusi. Por, vë në dukje Vladimir Putin, tani situata po vjen duke ndryshuar gradualisht. Në Rusi gjatë 10 viteve të fundit është formuar një shtresë e konsiderueshme njerëzish, të cilët në Perëndim i përcaktojnë si klasë të mesme. Këta janë njerëzit me të ardhura që u lejojnë atyre të kenë një gamë të gjerë për zgjedhje si përkatësisht preferencave të blerjeve, ashtu dhe mënyrës së organizimit të pushimeve. Ata mund të zgjedhin punën që u pëlqen. Dhe, së fundi, këta njerëz mund të zgjedhin politikën, meqenëse niveli i arsimimit të tyre bën të mundur vlerësimin e vetëdijshëm të kandidatëve, dhe jo votimin sipas mënyrës “për kandidatin që i vjen më për zemër”. Në fakt, klasa e mesme në Rusi nuk ka arritur një nivel të tillë formimi që të mund të bëhet shtyllë mbështetëse e pushtetit, mendon Drejtuesi i Qendrës së Studimeve Postsovjetike të Institutit të Ekonomisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Leonid Vardomski:

- Klasa e mesme formohet vetëm në qendrat e mëdha të suksesshme. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit i bie faktikisht të ndodhet jashtë këtyre qendrave. Në rajone, si rregull, ekzistojnë 2-3 oligarkë lokalë, kurse njerëzit e tjerë janë shumë larg të ardhurave të klasës së mesme. Prandaj problemi i klasës së mesme, formimi i saj si një bazë e caktuar për zhvillimin e shtetit, për garantimin e stabilitetit të tij, nuk është zgjidhur ende.

Ndërkohë Vladimir Putin thekson, se pas thirrjeve për ndryshimin e pushtetit, të cilat dëgjohen shpesh këto kohët e fundit, nuk përvijohet një e ardhme reale. “Tek ne nuk po zhvillohet praktikisht asnjë diskutim në lidhje me atë që duhet të bëhet pas zgjedhjeve”, - shprehet me shqetësim Kryeministri. Sipas mendimit të tij, kjo nuk është aspak në interes të vendit.

0Vendimin e vet për të kandiduar për president të Rusisë Vladimir Putin e motivon si më poshtë vijon. Kur ai së bashku me ekipin e bashkëmendimtarëve ishte në timonin e drejtimit të vendit u arrit të nxirret Rusia nga udha pa krye e luftës civile, iu thye kolona vertebrale terrorizmit, u rivendos integriteti territorial i vendit dhe rendi kushtetues, filloi ripërtëritja e ekonomisë dhe u sigurua një nga ritmet më të larta në botë të rritjes ekonomike si dhe rritja e të ardhurave reale të qytetarëve. Aktualisht Vladimir Putin konstaton se u arrit të punohet në mënyrë efektive. Dhe anasjelltas - se ç’duhet korrigjuar, nga cilat gjëra duhet të hiqet dorë përfundimisht. Në të ardhmen e afërt Kryeministri premton të ofrojë për një diskutim të gjerë publik ide më konkrete mbi këtë pikë.

Natalia Kovalenko