Së paku 2 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre dy ditëve të fundit në përleshjet e armatosura midis përkrahësve të Muammar Gaddafi dhe forcave qeveritare në Libi, njofton British Broadcasting BBC.

Mbështetësit e Al-Gaddafi hapën të premten zjarr me armë automatike dhe komplekse raketore në qytetin Garyam, 80 kilometra në jug të kryeqytetit. Forcat qeveritare po përpiqen ta marrin situatën nën kontroll, por tani për tani pa asnjë rezultat. Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë gjithë fundjavës.

0Sipas fjalëve të përfaqësuesve të autoriteteve lokale, ata nuk arritën dot plotësimin e urdhërave nga disa njësi të tyre që u përfshinë në shkëmbimet e zjarrit. Konfrontimi i armatosur po vazhdon dhe situata mbetet shumë e tensionuar, vë në dukje BBC.