Qytetarët e parë rusë, të cilët ishin në “Costa Concordia” gjatë kohës së aksidentit që ndodhi me anijen, mbërritën tashmë në Moskë. Dy çifte familjare, një prej të cilëve me fëmijë, arritën me një aeroplan nga Roma. Ata i pritën në aeroport të afërmit dhe gazetarët. Të sapoardhurit treguan emocionalisht atyre për gjithçka ndodhi, falenderuan kompaninë “Aeroflot”, e cila u ofroi atyre udhëtimin falas në atdhe. Turistët e tjerë rusë do të kthehen në Rusi në dy ditët e afërta.

Shiko galerinë fotografike

0Anija “Costa Concordia” u përplas me shkëmbinjtë nënujorë pranë bregut italian natën e 14 janarit. Në bordin e saj ndodheshin më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Në listën e të humburve pa lënë gjurmë figurojnë emrat e 14 personave. U konfirmua vdekja e 5 pasagjerëve.