Izraeli dhe SHBA i shtynë stërvitjet e tyre masive ushtarake, të planifikuara për periudhën janar-shkurt, në sferën e mbrojtjes antiraket (MAR). Uashingtoni, siç u deklarua, nuk dëshiron të përkeqësojë situatën në rajon në lidhje me dukjen e një sërë publikimeve në mediat ndërkombëtare për përgatitjen e sulmit kundër objekteve bërthamore iraniane nga ana e Izraelit dhe SHBA.

0Sipas deklaratave të mëparshme të ushtarakëve izraelitë, stërvitjet ushtarake në sferën e MAR kanë për qëllim përpunimin e bashkëveprimit për sprapsjen e sulmeve raketore nga ana e Iranit dhe shteteve të tjera armiqësore ndaj Izraelit. Në të njëjtën kohë ushtarakët konfirmuan se manovrat ushtarake “janë planifikuar kohë më parë dhe nuk kanë fare lidhje me ngjarjet aktuale”, në veçanti, me provat raketore në Iran.