Kryeministri rus Vladimir Putin i bëri thirrje shoqërisë ruse për një dialog të gjerë në lidhje me problemet dhe rrugët e zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Pozitën e vet Kryetari i qeverisë e parashtroi në një artikull të botuar sot në gazetën ruse “Izvestia” («Известия»).

Sipas mendimit të Putin, qytetarët rusë “duhet të kenë mundësi për të diskutuar jo vetëm avantazhet dhe disavantazhet e politikanëve, por dhe pikërisht të përmbajtjes së politikave, programeve që synojnë të realizojnë në jetë figura të caktuara politike”.

0“Ne kemi nevojë për një dialog më të gjerë për të ardhmen, për prioritetet, për zgjedhjen afatgjatë, zhvillimin kombëtar dhe perspektivat kombëtare. Ky artikull është ftesë për dialog”, - vuri në dukje Vladimir Putin.