Fragmentet e stacionit ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” ranë në Oqeanin Paqësor 1.250 kilometra në perëndim të ishullit Wellington (Kili), njoftoi Zëdhënësi i Trupave të Mbrojtjes Ajrore dhe Kozmike të Rusisë Kolonel Aleksei Zollotuhin. Mjetet ruse të monitorimit të hapësirës kozmike e kanë survejuar vazhdimisht procesin e rënies.

Sipas fjalëve të Aleksei Zollotuhin, në këtë rajon realizohet zakonisht fundosja e anijeve kozmike të tipit “Progress”, të cilave u përfundon afati i shfrytëzimit.