Rrjeti amerikan i fast food “McDonald’s” zgjati për 8 vjet kontratën për sponsorizimin e Lojrave Olimpike. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse u zhvillua sot në Insbruk të Austrisë, ku më 18 janar do të hapen Lojrat Olimpike Dimërore të Rinisë.

Kompania  “McDonald’s” do të fitojë mundësinë për të vendosur pikat e veta në objektet olimpike deri në vitin 2020, duke përfshirë edhe Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi. Sipas llogaritjeve të përafërta shuma e marrëveshjes ka një vlerë prej rreth 200 milionë $. “McDonald’s” u bë kompania e shtatë nga më të madhatë në botë, e cila përfundoi marrëveshjen me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) deri në vitin 2020.

0Kompania  “McDonald’s” bashkëpunon me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) për më shumë se 35 vjet, duke debutuar për herë të parë në Lojrat Olimpike të vitit 1968 në Grenoble.