Në mesditën e datës 12 janar të vitit 2012 në sistemin e domain rus të Internetit filloi të funksionojë site

0www.putin2012.ru

. Atë e hapi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, i cili kandidon për presidencën në 4 mars të këtij viti.

Vizitorët e portalit do të kenë mundësi jo vetëm të njihen me programin parazgjedhor, biografinë, fotografitë e tij dhe të dalin me kritikë apo shprehje mirënjohjeje në adresë të kandidatit, por dhe të lënë propozimet e veta për Vladimir Putin në rubrikën “Të ndryshojmë Rusinë së bashku”. Siç premtoi Sekretari i Kryeministrit Dimitri Peskov të gjitha atyre do t’u vihet veshi:

- Është vështirë të krijohet një faqe (site) e tillë që të përmbajë informacion unikal për njeriun, i cili që nga viti 1999 ka të bëjë direkt me udhëheqjen e vendit. Prandaj nuk duhet kërkuar ndonjë gjë sensacionale në të, por në të njëjtën kohë ky është një Internet- burim bashkëkohor, i bërë në mënyrë mjaft cilësore, i besueshëm, logjik, i cili ofron gjithë informacionin e nevojshëm mbi Putinin si kandidat për president të Federatës Ruse.

Në këtë faqe është postuar projekti i programit paraelektoral të kandidatit të për presidencën në Rusi - Vladimir Putin. Në të vemendja e autorit fokusohet në sferën e ekonomisë dhe ai premton të stimulojë investimet në vend me anë të uljes së normave të interesit për llogari të shtypjes së inflacionit, zhvillimit të tregut financiar kombëtar si dhe shfrytëzimit të instrumenteve të “parave të gjata”, - thuhet në tekstin e projektit të programit paraelektoral të Putinit. Në të vihet në dukje se Rusia ka nevojë për një rritje të qenësishme të investimeve: deri në nivelin 25% të PBB-së aty nga mesi i dekadës, kundrejt 20% aktuale. “Qëllimi ynë është krijimi për 20 vjet si të paktën i 25 milionë vende pune të një cilësie krejtësisht të re dhe me nivel të denjë pagese për një punë interesante. Vendosja e prodhimeve të reja në Rusi duhet të jetë më fitimprurëse se në vendet e tjera”, - thuhet në dokument.

Përveç kësaj, Vladimir Putin premton të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për stimulimin, inkurajimin e iniciativës private, duke garantuar aktivitetin e lirë sipërmarrës. Shteti do të promovojë përmirësimin teknologjik të ekonomisë dhe do të ndihmojë bizneset që të marrin akses në teknologjitë bashkëkohore. Edhe një drejtim tjetër i zhvillimit do të bëhet mbështetja e kompleksit agro-industrial. Me qëllim që ti jepet një impuls, shtysë e re lëvizjes së fermerëve, Putin propozon thjeshtësimin maksimal të procedurës së hapjes së biznesit të ri, të lidhur me prodhimin bujqësor.

0Faqja parazgjedhore e Vladimir Putin do të funksionojë vetëm në rusisht. Pas zgjedhjeve site do të ngrihet dhe do të ekzistojë në formë statike edhe për njëfarë kohe. Kostoja e faqes është 1 milion e 100 mijë rubla (pak më shumë se 300 mijë $). Financimi i hapjes së saj u sigurua nëpërmjet llogarive elektorale të kandidatit.

Svetllana Andrejeva