Sipas njoftimit të Agjencisë “Interfax”, në rajonin e Novgorod-it, pranë monumentit arkeologjik të shekullit të IX-të “Rjurikovo Gorodisjtsje” («Рюриково городище»), parashikohet ndërtimi i kompleksit turistik “Vendbanimi i vikingëve” («Поселение викингов»).

Projekti përfshin ndërtimin e disa vendbanimeve të ndryshme historike etnike, duke përfshirë edhe ato angleze dhe daneze, si dhe ndërtimin e hoteleve për turistët dhe rrugës, e cila do të lidhë “Rjurikovo Gorodisjtsje” me Veliki Novgorod. Për këtë qëllim duhet tharë fillimisht zona e përmbytur përreth monumentit historik dhe të ngrihet një pendë.

0“Rjurikovo Gorodisjtsje” («Рюриково городище») ndodhet rreth 2 kilometra në jug të qendrës së Novgorodit bashkëkohor, pranë vendit të burimit të lumit Volkhov nga liqeni Ilmen.