Kryeministri Vladimir Putin, si dhe më parë, vazhdon të ruajë pozita kryesuese në mesin e kandidatëve për president të Federatës Ruse. Rejtingu i tij u rrit për këto dy javët e fundit nga 42% deri në 48%, njofton Qendra mbarëruse e Hulumtimit të Opinionit Publik (VCIOM) në bazë të rezultateve të sondazhit të zhvilluar.

“Kandidatët e tjerë kanë ruajtur tregues të qëndrueshëm: 10% - Gennadi Zyuganov, 9% - Vladimir Zhirinovski, 5% - Sergei Mironov. E mbyllin listën e ratings Mikhail Prokhorov me 3% dhe Grigory Javlinski me 2%”, - thuhet në njoftimin e VCIOM-it.

0Niveli i miratimit të veprimtarisë së Presidentit Dimitri Medvediev në javën e parë të vitit 2012 u rrit deri në 57%, kurse i Kryeministrit Vladimir Putin deri në 58%. Në fillim të dhjetorit të vitit 2011 këta tregues rezultonin 51%.