Sipas vlerësimeve të ekspertëve rusë, stacioni ndërplanetar “Phobos-Grunt” do të hyjë në atmosferë duke fluturuar mbi territorin e Argjentinës. 20-30 fragmente të këtij aparati kozmik me peshë të përgjithshme jo më shumë se 200 kilogramë do të bien në Oqeanin Atlantik.

Zbritja e satelitit nga orbita do të ndodhë ditën e dielë rreth 20:00 sipas orës së Moskës (GTM).

0Stacioni ndërplanetar rus “Phobos-Grunt” u lëshua nga kozmodromi “Bajkonur” natën e datës 9 nëntor, por nuk u doli dot në orbitën e caktuar për fillimin e fluturimit drejt Marsit për shkak të mosfunksionimit të motorit kryesor.