SHBA kanë ndërmend të shkurtojnë efektivin e kontingjentit të vet ushtarak në Evropë me 7 mijë veta, njoftoi Shefi i Pentagonit Leon Panetta.

Më parë Ministri amerikan pat deklaruar se në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të mbrojtjes, SHBA do të tërheqin nga Evropa dy brigada të forcave tokësore, por ndërkohë do të vazhdojnë të ruajnë praninë e vet ushtarake në kontinentin evropian në bazë rotacioni.

0Aktualisht në Evropë janë dislokuar rreth 81 mijë ushtarakë amerikanë, kryesisht në bazat ushtarake në Gjermani, njoftoi të premten BBC British Broadcasting.