Rezervat ndërkombëtare të Rusisë në vitin 2011 u rritën 4% dhe arritën shumën 499 miliardë $, njoftoi të enjten Banka e Federatës Ruse. Në prag Kryeministri Vladimir Putin njoftoi, se përkatësisht këtij treguesi si dhe nivelit të rritjes së PBB-së, Rusia renditet në vendin e tretë në botë.

0Maksimumin historik rezervat ndërkombëtare të vendit e arritën në fillim të gushtit të vitit 2008 - 598 miliardë $, por shënuan rënie gjatë periudhës së krizës. Rezervat ndërkombëtare përbëhen nga mjetet në valutë të huaj, të drejtat speciale të huamarrjes, pozicionit rezervë në FMN dhe ari monetar.